Shprehitë daneze të gjumit

Kujdesuni për jorganin tuaj!

  • 39% e danezëve lajnë jorganin e tyre më rrallë se një
    herë në vit apo kurrë. Këtë e tregon sondazhi i parë
    kombëtar mbi shprehitë daneze të gjumit, i bërë nga
    instituti hulumtues YouGov Zapera për JYSK-un, në shkurtSweden-Jysk-Girl
    të vitit 2010.
  • Kjo i bie se 4 nga 10 danezë nuk i përmbahen udhëzimeve të përgjithshme, të cilat këshillojnë përveç ajrosjes së jorganit edhe larjen e tij së paku një herë në vit ose edhe më shpesh, për të penguar formimin e mikrobeve të pluhurit.
  • Studimi gjithashtu ka treguar se plotë 16% prej tyre kurrë nuk e lajnë jorganin e tyre. Personave që vuajnë nga alergjia e pluhurit, JYSK-u u rekomandon larjen e jorganit së paku në çdo tre muaj.
  • Aktualisht, të gjitha llojet e puplave në JYSK, përveç atyre të rosës së detit, trajtohen në mënyrën që ato të mund të përballojnë larjen. Për larjen e jorganëve me mbushje puplash dhe pendësh, megjithatë, duhet të përdoren detergjente të veçanta pa enzime. Është ide e mirë, po kështu, që jorgani të thahet në makinën tharëse me tre topa tenisi, të cilët ndihmojnë shpërndarjen e puplave nëpër jorgan.

Lexo më shumë

 

Pupla për alergji

  • 64% të danezëve besojnë gabimisht se një jorgan me mbushje fijesh poliesteri është më antialergjik se një jorgan me mbushje puplash apo Sweden-Jysk-Girlpendësh.
    Këtë e tregon sondazhi i parë kombëtar mbi shprehitë daneze të gjumit, i bërë nga instituti hulumtues YouGov Zapera për JYSK-un, në shkurt të vitit 2010.
  • Shumica e jorganëve, me përjashtim të atyre me mbushje puplash rose deti, mund të
    të lahen në 60 gradë celsius. Në temperaturë kaq të lartë vdesin mikrobet e pluhurit. Prandaj, nuk është me rëndësi se a është jorgani i mbushur me fije poliesteri apo me pupla dhe pendë, derisa i përmbaheni udhëzimeve për larje.

Lexo më shumë

 

 

Ekstra gjatësi

  • Shumë njerëz kanë nevojë për një jorgan me
    gjatësi më të madhe për të pasur një gjumë të rehatshëm nate.
    Këtë e tregon sondazhi i parë kombëtar Sweden-Jysk-Girlmbi shprehitë daneze të gjumit,
    i bërë nga instituti hulumtues YouGov Zapera për JYSK-un, në shkurt të vitit 2010.
  • Në anketë, pjesëmarrësve u është kërkuar të
    tregojnë lartësinë e tyre trupore. Kështu, 64% e burrave
    dhe 4% e grave – u përgjigjën se ishin të lartë mbi 1.80 m, prandaj atyre u duhet jorgani me gjatësi prej 2.20 m në vend të atij me gjatësi të zakonshme prej 2 m.
  • Sipas një rregulli, jorgani duhet të jetë së paku
    20 centimetra më i gjatë se personi, në të kundërtën
    ekziston rreziku që gishtërinjtë të mbesin të pambuluar.
    Kjo mund të ju shqetësojë dhe t’ju shkaktojë gjumë më të parehatshëm,
    sesa nëse do të përdornit një jorgan me gjatësi më të madhe.

Lexo më shumë

 

Përdorni 2 jorganë në vit

  • 63% e danezëve përdorin të njëjtin jorgan gjatë tërë vitit, edhe pseSweden-Jysk-Girl këshillohet një jorgan vere dhe një jorgan dimri. Këtë e tregon sondazhi i parë kombëtar mbi shprehitë daneze të gjumit, i bërë nga instituti hulumtues YouGov Zapera për JYSK-un, në shkurt të vitit 2010.
  • Ashtu si makina që ka nevojë të ngitet me goma të ndryshme gjatë verës dhe dimrit, edhe ju mund të përfitoni shumë nga zëvendësimi i jorganit dimëror me atë veror. Jorgani juaj dimëror do të qëndrojë shumë më gjatë nëse atë nuk e përdor gjatë muajve të verës, sepse djersitja zvogëlon qëndrueshmërinë e jorganit.
  • Një jorgan i lehtë veror ju mundëson gjumë shumë më të qetë. Do të ndiheni më të çlodhur, sesa nëse do të djersiteshit tërë natën nën një jorgan të lagësht dhe të nxehtë dimri.

Lexo më shumë

 

Danezët flenë me JYSK

  • JYSK është zgjedhja e parapëlqyer e danezëve për të blerë jorganë dhe Sweden-Jysk-Girldyshekë. Këtë e tregon sondazhi i parë kombëtar mbi shprehitë daneze të gjumit, i bërë nga instituti hulumtues YouGov Zapera për JYSK-un, në shkurt të vitit 2010.
  • Anketa tregoi se 40% e danezëve kanë blerë jorganin e tyre në JYSK. Përveç kësaj, çdo i katërti dyshek në Danimarkë kalon arkën në JYSK,që është furnizuesi absolutisht më i parapëlqyer i danezëve, që dëshirojnë një gjumë të mirë.
  • Çdo ditë JYSK-u këshillon mijëra njerëz në mbarë botën, si të arrijnë një gjumë më të mirë e më të qetë.

Lexo më shumë

Comments are closed.